Dy vajza adoleshente janë denoncuar të zhdukura një ditë më parë në kryeqytet.

Sipas familjarëve, ato janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi. Dyshimet e policisë janë se vajzat kanë ikur në Kosovë. I ati dhe vëllai i vajzave, M.P. dhe B.O., janë paraqitur në komisariatin e Kamzës gjatë pasdites dhe kanë denoncuar se binjaket 16-vjeçare, A.O. dhe E.P., janë nisur për në shkollë në mëngjes dhe nuk janë kthyer në shtëpi.

Vajzat janë nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës, bën me dije Policia që shton se po punohet për gjetjen e tyre. Materialet lidhur me rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Artikulli paraprakTONIGHT – 21.11.2017
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET BANESA PRANË SHKOLLËS “OSO KUKA”