Pasditen e djeshme, 96-vjeçari Ndue Marku nga fshati Fushë Baz i Matit ka humbur çdo kontakt me familjarët e tij.

Djali i tij Mark Gjini ka kërkuar ndihmën e banorëve të fshatit për ta gjetur babanë që kulloste dhitë në Fushë Mollë, në malet e Bazit.

Të paktën burra e të rinj kanë nisur kërkimet por ende nuk e kanë gjetur të moshuarin.
“Ndue Marku ishte i fortë paçka se ishte 96 vjeç. Ai çdo ditë ngjitej në mal me bagëti. Kemi dyshime se mos e kanë sulmuar egërsirat apo ka rënë në ndonjë humnerë.

Policia dhe ushtria duhet të na vijnë në ndihmë sepse ne nuk po e gjejmë dot”, thanë banorët që vazhdojnë kërkimet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBOTËRORI 2018/ URUGUAI-ARABI SAUDITE 1-0
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS RËNDË KËMBËSORIN