Rehars Sina, i njohur nga miqtë dhe të afërmit si Rei, është zhdukur nga banesa e tij në Terni të Italisë prej disa ditësh. Sipas dëshmitarëve të të afërmve në policinë lokale, 27-vjeçari ka humbur gjurmët që nga mbrëmja e 22 Janarit.

I riu është i njohur në qytet pasi ka punuar si kamerier në disa lokale në qytet, ndërsa fotografia e tij është shpërndarë nga policia, me shpresën se dikush ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Sipas medieve lokale, e ëma e djalit ka thënë në dëshminë e saj në polici se prej disa kohësh, i biri nuk dilte nga shtëpia dhe nuk shoqërohej më me miqtë, si normalisht.