Mediat italiane flasin për një “skenar të errët” në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pecorelli në Shqipëri. La Nazione në artikullin e saj bën me dije se ekziston mundësia që ai të jetë grabitur dhe vrarë në zonën e Gjegjanit në Pukë. Po sipas saj, pritet të zhvillohet një takim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane për të diskutuar për fatin e italianit të zhdukur në fillim të janarit në zonën e Pukës. Ai kishte marrë një makinë me qira, një Skoda Fabia, e cila u gjet e shkrumbuar.

Policia shqiptare hodhi dyshime se djegia e makinës dhe vdekja e italianit mund të ketë qenë aksidentale. Por ky skenar po humbet rëndësinë e tij. Gazeta italiane shkruan se italiani mund të jetë grabitur dhe vrarë. Kjo për shkak të disa lëvizjeve të dyshimta në zonën e Gjegjanit. Edhe prokuroria italiane ka nisur hetimet për vrasje.

Një grup ekspertësh- të koordinuar nga Interpoli, do vijnë në Shqipëri për të vazhduar hetimin. Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin. Ai po negocionte shitjen e disa pajisjeve për sallone bukurie, mes tyre edhe makineri të shtrenjta lazeri. Sipas La Nazione kjo mund të jetë java vendimtare për të hedhur dritë mbi zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit dhe ish-arbitrit Davide Pecorelli.

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare presin sa më shpejt të jetë e mundur rezultatin e AND-së në eshtrat e pakta që janë gjetur brenda mjetit që kishte marrë me qera pas mbërritjes së tij në Tiranë pasditen e 3 janarit të këtij viti. Siç dihet vijojnë mediat italiane, prokuroria e Perugia-s ka hapur zyrtarisht një çështje vrasjeje, me grupin e ekspertëve – të koordinuar nga Interpol – të cilët do vijnë në Shqipëri për të vazhduar hetimet.

Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që nga 6 janari i këtij viti në një fshat të Pukës. Disa eshtra u gjetën në makinën me qira – midis tyre, një pjesë e legenit – ADN-ja e së cilës do të krahasohet me atë të vëllait më të madh që jeton në Lama di San Giustino me babanë e tij të moshuar.

Shtëpia e të dyve, megjithatë, u kontrollua nga personeli i policisë në mes të javës së kaluar. Ka ende shumë pyetje që presin një përgjigje, ndërsa ka shumë gjëra që policia shqiptare nuk i ka sqaruar ende, duke e mbajtur hetimin në mënyrë rigoroze konfidencial thotë La Nazione. Dyshimet janë të forta duke qenë se telefoni dhe ora e viktimës janë gjetur të padëmtuara në një kohë që makina është shkrumbuar nga zjarri.

Artikulli paraprakTONIGHT – 26.01.2021
Artikulli tjetërHELIDON BUSHATI: PD NË SHKODËR MERR 7 DEPUTETË