Zhdukja e tre dosjeve të korrupsionit në Prokurorinë e Elbasanit ka bërë që Policia të nisë hetimin.

 

Mësohet se dera e zyrës së prokurores Armanda Xhaferri është thyer dhe dyshimet janë se veprimi është bërë nga punonjës të kësaj prokurorie. Kallëzimi në Polici është bërë nga vetë prokurorja A.Xh më datë 2 dhjetor 2017. Dushimet, sipas Policisë së Elbasanit, ranë që krye mbi punonjës të vetë prokurorisë së këtij rrethi, të cilët i kanë marrë dosjet pa dijeninë e A.Xh.

Polica e Elbasanit njoftoi se “Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit. Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”

Artikulli paraprakKOKAINË E CILËSISË SË PARË, KAPET BANDA QË ME 11 PERSONA
Artikulli tjetërAKSIDENT, AUTOBUSI PËRPLASET ME TRAFIK NDARËSEN