Tërhiqet jahti turk nga Shëngjini, kapiteni i së cilit u zhduk në mënyrë misterioze në ujërat shqiptare.

Teksa Prokuroria shqiptare nuk ka asnjë të dhënë për zhdukjen e kapitenit, i cili dyshohet se është vrare, avokati i biznesmenit turk i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës turke në Tiranë, kanë bërë tërheqjen e mjetit lundrues.

Përfaqesues nga ambasada Turke në Tiranë, Avokati i pronarit të Jahtit si dhe oficeri i policisë gjyqësore Lezhë, zbritën në portin e Shëngjinit rreth drekës për tërheqjen e mjetit lundrues.

Sipas kapitenit Edmond Marku, i cili gjeti jahtin në det të hapur, është shkelur ligji detar. Ndërsa ka marrë një urdher nga kapiteneria në 5 shtator për tërheqjen e jahtit, asnjë dëmshperblim nuk i është dhënë për shpenzimet për transferimin e jahtit “Atik Bey” deri në port.

Sipas kapitenit Marku, nuk u është dhënë një urdhër i prokurorisë për tërheqjen e jahtit.
Ndërkohe nga ana tjeter edhe avokati i pronarit te Jahtit Albi Bineri gjate nje bisede me Syri tV nuk dha asnje detaj ne lidhje me tereheqjen e mjetit lundrues, ndersa tha se ne ditet ne vijim do te dale ne nje komunikate për mediat për të sqaruar të gjithe dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë mbetet ende mister fati i kapitenit turk i cili lundronte me jahtin luksoz.
Pak ditë pas ngjarjes mbërriti në Shqipëri pronari i jahtit, i cili deklaroi për mediat se nga të dhënat e sistemit GPS dhe rrethanat e tjera të ngjarjes, besonte se aksidenti tragjik ndodhi kur jahti gjendej në ujëjrat e Malit të Zi dhe më pas rrymat e kanë shtyrë drejt brigjeve shqiptare.

Përtej dyshimeve të hedhura në mediat shqiptare, për një ngjarje me prapavijë trafikun e drogës, pronari i jahtit deklaroi atëherë se kapiteni Yavuz ishte një njeri me integritet dhe nuk përfshihej në aktivitete të paligjshme.

Artikulli paraprakNË SHKODËR VLLAZNIA DHE TEUTA NDAHEN PA GOLA
Artikulli tjetërPOLICIA KONTROLLE TE BEFASISHME NE KURBIN,NDALOHET NJE 39 VJEÇAR