Vllaznia ka pësuar një disfatë të papritur në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena” nga skuadra letoneze Daugavpils. Edhe pse favoritë absolutë në letër, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk arritën të përmbushin pritshmëritë. Pjesa e parë foli për vendasit, me disa raste të mira, ku më i rrezikshmi ishte Dodaj, por pa arritur të tundte rrjetën. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi pa gola, në minutën e 85-të, letonezët goditën me Lizunovs, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës, duke shtangur tifozët shkodranë. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini tha se ekipi i tij nuk e meritonte humbjen, ndërsa shtoi se beson tek kualifikimi në Letoni.

Edhe kapiteni Bekim Balaj tha se Vllaznia do të kërkojë kualifikimin në Letoni, ndërsa shtoi se arbitrimi iu la një shije të keqe në këtë ndeshje.

Pavarësisht humbjes, Vllaznia do të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas një jave në Letoni.

Artikulli paraprakU KTHYE PËR TË INVESTUAR NE THETH, IKMT I SHEMB BIZNESIN
Artikulli tjetërTheth, fadroma e IKMT-së sulmohet me Molotov