
Një ditë pas kronikës së realizuar në Star Plus për problemet e shkaktuara nga stakimet e energjisë elektrike, ka reaguar edhe drejtori I Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rajonin Shkodër Armand Zhuka I cili tha se OSHEE nuk është përgjegjës për djegien e pasijeve elektroshtëpiale, pasi abonentët familjarë dhe bizneset kanë firmosur kontrata me specialistë privatë.
Drejtori Zhuka thotë se gjatë kësaj periudhe do të ketë sërish shkëputje të energjisë elektrike ndaj do të punohet maksinalisht për riparimin e dëmeve pa rrezikuar jetën e punonjësve.
Ankesat e qytetarëve për mungesën e energjisë elektrike kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe, ndërkohë drejtori Zhuka kërkon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi kjo periudhë e vitit është kritike për të gjithë.