Moti I keq ka krijuar defekte të shumta në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike. Armand Zhuka, drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rajoni Shkodër tregon se më problematike situata ka qënë në fshatin Hajmel dhe Nënshatë të bashkisë Vau Dejës, ku si pasojë e erës së fortë ka patur dëmtime edhe në shtyllat elektrike. Aktualisht, drejtori thote se nuk ka mungesë të furnizimit me energji elektrike në asnjë zonë.

Falë investimeve të kryera kohët e fundit, në zonat malore nuk ka patur problem sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë, drejtori Zhuka thotë se po vijon puna në terren për riparimin e linjave të dëmtuara nga moti I keq.

Si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin tonë ditët e fundit janë dëmtuar rreth 27 fidra, të cilat aktualisht janë të gjitha të riparuara.

 

Artikulli paraprakFIFA BLLOKON SËRISH MERKATON E VLLAZNISË
Artikulli tjetërMBI 1300 TË VAKSINUAR NGA GRIPI NË RRETHINA