Prindërit e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Shkodër e cila do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni nga bashkia Shkodër protestuan duke qenë kundër zhvendosjes së nxënësve tek shkolla “Salo Halili” si dhe orareve të ndryshuara të mësimit shprehet Gertiana Cenaj, kryetare e bordit të prindërve.

Edhe prindërit e tjerë të nxënësve të shkollës “Azem Hajdari” kërkojnë një zgjidhje tjetër.
Në ditët në vijim prindërit që kanë fëmijët tek shkolla “Azem Hajdari” pritet të zhvillojnë të tjera protesta deri në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me bashkinë Shkodër dhe zyrën vendore arsimore.