Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka bërë publike ngjarjet kryesore të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, ku disa shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për vepra të ndryshme.Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Gocaj. Ai u konstatuan në aksin rrugor Shkodër–Lezhë duke drejtuar një mjet bujqësor pa targa dhe pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë nisën procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 54 vjeç, banues në fshatin Kthellë e Epërme, pasi ka bllokuar një sipërfaqe toke duke pretenduar pronësinë mbi të.Po ashtu, në vijim të një rasti të bërë publik më herët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin N. N., 60 vjeç, banues në Kurbin. Ai akuzohet për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka hyrë në një sipërfaqe toke në konflikt dhe ka hequr një tabelë të vendosur nga një shtetas tjetër.

Materialet procedurale personalisht te gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

https://youtu.be/9SC0zMOhup4

Artikulli paraprakFUNDJAVA ME DIELL POPULLON SHËNGJIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHTET NGA BYLISI