
Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë në Lezhë kanë ndërmarrë disa veprime në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurise publike e rrugore.Sipas bluve Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin O. T., 20 vjeç, banues në Lezhë. Sipas të dhënave, më datë 21.03.2026, në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin, ai ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit mbetën të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe një i mitur që ndodhej në automjet, të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedim penal në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjet pa leje drejtimi.Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Gocaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.
Gjithashtu, është plotësuar kërkesa për pajisjen me urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm për shtetasin K. M., 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës psikologjike nga babai i tij.Në një tjetër ngjarje, më datë 22.03.2026, rreth orës 09:30, në fshatin Treshë, Lezhë, është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij, i dyshuar i vetëvarur, shtetasi P. P., 55 vjeç. Per te gjitha rastet materialet proçeduriale i jane referuar prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Lezhe per veprime te metejshme.






