
Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë në qarkun Lezhë kanë trajtuar disa raste, për të cilat janë ndërmarrë veprimet përkatëse procedurale.Sipas bluve Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. T., 52 vjeç, banues në Kurbin. Ky i fundit, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor “Laç–Sanxhak”, ka përplasur këmbësorin P. Ll., 61 vjeç. I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin ndaluan shtetasin E. P., 20 vjeç, i shpallur në kërkim. Ai dyshohet se më 25 prill 2026, në bashkëpunim me tre të mitur (të proceduar penalisht), ka goditur me sende të forta një 22-vjeçar, për motive të dobëta. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 20-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.Në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi E. S. ka kallëzuar se në servisin e tij për automjete ka konstatuar të dëmtuar xhamin e një automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.Gjithashtu, rreth orës 23:35, është njoftuar se në banesën e shtetases T. U., 81 vjeçe, në fshatin Rrilë, është dëmtuar një cep i dritares, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një plumb qorr. Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes.Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.






