
Në 24 orët e fundit, Policia e Lezhës ka ndërmarrë një sërë veprimesh në luftën kundër informalitetit dhe shkeljeve të ligjit, duke proceduar disa shtetas dhe sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara.Silas bluve Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare proceduan penalisht dy shtetas që ushtronin aktivitet tregtar në informalitet. Gjatë kontrolleve u sekuestruan mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës, si dhe dy automjete që përdoreshin për transportin e tyre.Në një nga rastet, u procedua shtetasi S. M., 34 vjeç, administrator i një subjekti në Tiranë që tregtonte elektroshtëpiake. Policia kapi një punonjës të këtij subjekti, A. M., 27 vjeç, duke transportuar pajisje pa fatura, ndërsa rezultoi se ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale.Ndërsa në aksin rrugor “Milot–Thumanë”, u kap shtetasi R. E., 20 vjeç, banues në Kukës, duke transportuar veshje dhe artikuj të ndryshëm të dyshuar si të kontrabanduara, të cilat dyshohet se i shiste online. Edhe në këtë rast, mallrat dhe automjeti u sekuestruan.Në fushën e sigurisë rrugore, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, nisi procedimi penal për një 17-vjeçar që u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.Ndërkohë, në Kurbin, një 55-vjeçar ka kallëzuar se është dhunuar fizikisht nga disa persona të paidentifikuar, pranë kryqëzimit të Patokut. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia po punon për identifikimin e autorëve.Materialet procedurale per te gjitha rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.






