
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. M., 57 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A., 23 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Z. M., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 63 vjeç, dhe A. K., 58 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar një 15-vjeçare, e cila dyshohet se kishte konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore. Ajo mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






