Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. U., 20 vjeç, banues në Koplik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. C., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Mehaj”, në bodrumin e një banese të vjetër dhe të pabanuar, në pronësi të shtetasit N. D., 55 vjeç, janë gjetur pajisje të ndryshme elektrike që mund të përdoren për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 111 pajisje të ndryshme elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPD FITON BETEJËN NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE: MASAT DISIPLINORE U MORËN NË KUNDËRSHTIM FLAGRANT ME LIGJIN
Artikulli tjetërRAMA SOT NË SPANJË, TAKIM ME SANCHEZ DHE ANTÓNIO COSTA