Kompleksi Sportiv “Mariglen Laçi” në Pukë ka mirëpritur edicionin e 11 të aktivitetit të sportiv “Kupa e Veriut në Pjatel”. Ky event, i kthyer tashmë në një traditë të bukur për promovimin e sportit dhe turizmit malor, ka bërë bashkë qytetarë, sportdashës dhe dhjetëra sportistë nga mbarë vendi.

Aktiviteti u organizua me nga Shoqata Shumësportëshe “Tërbuni”, në një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Pukë dhe tre nga federatat më të rëndësishme të sporteve specifike në vend si Federatën Shqiptare të Qitjes Sportive, Federatën Shqiptare të Harkut dhe Federatën Shqiptare të Alpinizmit

Në këtë garë morën pjesë 8 skuadra, ku si ekip vendin e parë e mori ekipi I Tomorit ndërsa si individ vendin e parë e zuri Alban Ndoj nga Lezha.
Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte edhe promovimi i talenteve të reja, të cilët patën mundësinë të matnin forcat me sportistë më me përvojë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFERMERI QË USHQEN FAMILJEN ME FRUTAT E STINËS
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ATLETI I VLLAZNISË DARDAN BARAKU