Në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar gara me biçikleta për fëmijët e kopshteve të Shkodrës. Më shumë se 100-fëmijë u bënë pjesë e kësaj gare të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Agim Troshani, inspektor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër” theksoi se një aktivitet i tillë është kthyer në traditë tashmë, ndërsa shtoi se gara me biçikleta është një nxitje për fëmijët që të merren me sport.

Në fund të garës u shpallën edhe fituesit, tre për kategorinë e vajzave dhe tre për kategorinë e djemve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQENDËR PËR TË RINJTË NË LEZHË
Artikulli tjetërMBIN BARI I RI I STADIUMIT “LORO BORIÇI”