
Është zhvilluar në amfiteatrin natyror të Qafës së Predelecit në Malësinë e Madhe Logu i Bjeshkëve. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shkruan:
Sot, në amfiteatrin natyror të Qafës së Predelecit, u zhvillua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj, i cili u mirëprit nga deputetë të Qarkut Shkodër dhe drejtues vendorë, së bashku me organizatorët e aktivitetit .Mes natyrës mahnitëse të Bjeshkëve të Kelmendit, vizitorët u mrekulluan nga vallet e shtojzavalleve të Malësisë, të stolisura me hijeshinë e xhubletës, si dhe nga tingujt e lahutës e çiftelisë.






