
PD në Shkodër po zhvillon procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të degës lokale në kryeqëndrën e veriut. Procesi ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të mbyllet në oren 18:00. Në listat zyrtare të PD në Shkodër janë 7100 anëtarë me të drejtë vote. Në orët e para të procesit të votimit ka patur një fluks të lartë pjesëmarrësish.






