Një zjarr shkatërrues në Spanjë ka marrë jetën e dy personave dhe ka detyruar mbi 20 mijë banorë të izolohen në shtëpitë e tyre.

Flakët shpërthyen mes Sanauja dhe Ribelles dhe përhapen me shpejtësi drejt Agramunt, të nxitura nga erëra deri në 125 km/h. Deri tani janë djegur mbi 6.500 hektarë, ndërsa qielli në rajon është errësuar nga një tym portokalli.
Forcat zjarrfikëse, avionët dhe reshjet e para kanë ndihmuar në vënien e situatës nën kontroll. Autoritetet kanë aktivizuar planin emergjent INFOCAT për verën. Rreziku mbetet i lartë për ‘ringjallje të vatrave’. Pamjet nga zona tregojnë skena që ngjasojnë me një ‘fund bote të vërtetë’.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA VIJON SOT PËRPJEKJEN PËR T’I DHËNË FUND KRIZËS POLITIKE
Artikulli tjetërDASHNOR SULA: NË KUVEND DUHET TË RAPORTONIN INSTITUCIONET DERI NË QERSHOR E S’KA NDODHUR