Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Piraj në Lezhë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë. Situata paraqitet problematike, pasi zjarri ka rrezikuar banesat dhe kishën e fshatit.

Mësohet se flakët kanë përfshirë edhe dy banesa, si dhe një kasolle për bagëtitë. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita, të cilat po luftojnë me flakët për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe zonave të tjera të banuara.

Ndërhyrja po vijon edhe nga ajri, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e vështirëson punën e forcave në terren.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMARATONA “SHKODRA 2026”
Artikulli tjetërVLLAZNIA DHE EDI MARTINI I JAPIN FUND BASHKËPUNIMIT