Një zjarr i papritur ka detyruar evakuimin e menjëhershëm të samitit të madh të OKB-së për ndryshimet klimatike, COP30, që po zhvillohet në qytetin Belem të Brazilit.

Mediat raportojnë se panë flakë të mëdha dhe tym të dendur që dilnin nga zona e pavijoneve, para se të urdhëroheshin të gjithë të dalin jashtë me urgjencë. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nuk ka njoftime për të lënduar, por mijëra delegatë, negociatorë, aktivistë dhe gazetarë nga e gjithë bota u detyruan të braktisin sallat e konferencës.

Ironia është e madhe, samiti më i rëndësishëm i vitit për shpëtimin e planetit nga zjarret dhe ngrohja globale u ndërpre pikërisht, nga një zjarr. Autoritetet braziliane po hetojnë, ndërsa organizatorët thonë se do të njoftojnë shpejt nëse dhe kur do të rifillojë konferenca.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPAS 7 ORËSH TAKIM ME BALLUKUN, RAMA LARGOHET NGA AMBIENTET E KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërZELENSKY: EKIPET UKRAINASE DHE AMERIKANE DO TË PUNOJNË MBI PIKAT E PLANIT TË PAQES