Veç përmbytjeve të shumta që kanë goditur mjaft zpona të rrethit të Shkodrës veç reshjeve të shumta sot në qytetin e Shkodrës, banorët kanë qenë të shqetësuar edhe nga rënia e një zjarri.

Në fakt, një zjarr ka përfshirë gjatë ditë së sotme një njësi tregtare në afersi të qendreë së qytetit të Shkodrës.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë një shkëndije elektrike në një pikë shërbimi të riparimit të frigoriferëve.

Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz dhe në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore dhe zjarrfikëse.

Artikulli paraprakIGJEUM, LAJM TË MIRË PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërTRAFIKANTËT E DROGËS “MBYSIN” ANGLINË, 3-FISHOHET NUMRI I SHQIPTARËVE NË BURGJE