Përveç varfërisë ekstreme në të cilën jeton familja Kuçaj në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër situata për ta është vështirësuar edhe më shumë.

Njëra prej dhomave të shtëpisë është djegur nga flakët e zjarrit. I zoti i shtëpisë Rexhep Kuçaj që jeton sëbashku me 5 anëtarë të tjerë tregon për problemet e shumta që ka duke shtuar edhe djegien e një dhome nga zjarri. Shkak i djegies së dhomës është bërë energjia elektrike tregon kryefamiljari. Aktualisht familja Kuçaj në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër ndodhet mes varfërisë ekstreme ndaj Rexhep Kuçaj bën apel për ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi. Në banesën e djegur jetojnë dy familje, Rexhep Kuçaj sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën si dhe djali i tij me bashkëshortën dhe një fëmijë 2 vjeç. Papunësia, varfëria ekstreme janë ulur këmbëkryq në këtë familje ndaj ndihma ndaj tyre është emergjente.

Artikulli paraprakTIFOZËT E CHAPECOENSE KUJTOJNË PËR HERË TË FUNDIT HERONJTË E TYRE
Artikulli tjetërSHQIPTARËT E MALIT TË ZI FITOJNË NDARJEN ADMINISTRATIVE TË TUZIT NGA PODGORICA