Një zjarr i rene pasditen e së enjtes ne masivin pyjor të lagjes “Vjollcë” në fshatin Malaj në Mirditë vijon të jetë aktiv, duke krijuar një situatë të vështirë për autoritetet dhe banorët lokalë. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke rrezikuar herë pas here zones e banuar.

Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur, ndërsa edhe forcat tokësore përballen me vështirësi të mëdha në terren. Megjithatë, për përballimin e zjarrit janë angazhuar 33 forca në terren, përfshirë zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor, të Bashkisë, Njësisë Administrative, si dhe banorë të zonës që po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet lokale dhe emergjencat civile po ndjekin situatën nga afër.

Artikulli paraprakVROJTIMI I SHPENDËVE, NJË TJETËR ATRAKSION NË LIQEN
Artikulli tjetërGJENDET VAJZA E HUMBUR NE VELIPOJE, KRYETARI I BASHKISE SHKODER NDAN MOMENTIN E GEZUESHEM