
Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Shpërdhaz, në njësinë administrative Kaçinar të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë tre zona të ndryshme, pranë disa banesa të braktisura.
Në terren ndodhen të gjitha forcat zjarrfikëse dhe shërbimet pyjore i bashkise mirdite, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar.
Autoritetet vijojnë operacionin, ndërsa dyshimet hane per zjarrvenie te qellimshme ne pika te ndryshme te masivit pyjor ne kete zone.






