Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të Diele në një grumbull mbeturinash në Ish-Zonën Industriale të Shkodrës, duke shkaktuar shqetësim për banorët e zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur në një grumbull mbeturinash, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në përhapjen e flakëve. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKURBIN/FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “VEPRIMTARIA”, ARRESTOHET 48 VJEÇARI
Artikulli tjetërBERISHA PAS DEKLARATAVE TË RAMËS NË PODKAST: 200 MIJË QYTETARË VËRSHUAN NË RRUGËT DHE SHESHET E TIRANËS. PROTESTA MË E MADHE NË HISTORI