Zjarret nuk i ndahen qarkut te shkodres.

Emergjencat civile dhe banore te zones njoftojnë se në qarkun e Shkodrës, zjarri përfshiu pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Karmë në mbrëmje duke shpëtuar edhe një stan veror me gjithë bagëtitë. Një vatër zjarri nuk u arrit të izolohej për shkak të terrenenit tepër të thyer.

Gjatë gjithë natës forcat e pyjores kanë mbajtur në monitorim vatrat e zjarrit ndërsa është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Ka vazhduar puna për të izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Velipojë, Forcat dhe mjetet kanë punuar deri në mbrëmjen e së martës duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha.

Ndersa diten e merkure po punohet për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Zjarri i rënë në terren të thyer në pyllin me bredh dhe pishë në fshatin Bogë, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësia e Madhe është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha. Po punohet për izolimin e zjarrit.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI NË BANESË, KRYEFAMILJARI: S’KAM KONFLIKTE ME ASKËND
Artikulli tjetërHISTORIA PREKËSE E 11-VJEÇARIT QË MBAJTI 16 ORË VËLLAIN E TIJ NËN RRËNOJA