Një zjarr i rënë në Malin e Taraboshit ka djegur një pjesë të konsiderueshme te siperfaqes pyjore ndersa ka vene ne alarm bizneset aty prane.

Flaket e zjarrit kane rene ne prane “fshatit te paqes” e cila eshte zone e banuar ndaj dhe eshte njoftuar menjehere sherbimi zjarrefikes. Zjarrfikëset pasi kanë marrë njoftim kanë bërë evidentim, izolimin dhe shuarjen e flakeve. Burime nga vendngjarja bejne me dije se dyshohet se zjarri ka qene i qellimshem dhe nuk ka ardhur per shkaqe natyrore.

Aktualisht zjarri është neutralizuar totalisht. Me afrimin e stines se veres rastet e zjarreve jane me te shpeshta , ndersa MalI i Taraboshit mbetet nje njolle e zeze per kete fenomen. Ndresa apeli i inspektoriatit te mjedisit dhe agjensise se zonave te mbrojtura eshte i vazhdueshem ndaj qytetareve, qe te jene me te kujdesshem ne shfrytezimin e ambjentit te perbashket.

Artikulli paraprakTREGJET E BAGËTIVE, JASHTË STANDARTEVE
Artikulli tjetërBESNIK ÇINARI , “MJESHTER I MADH”