
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një hyrje në katin e dytë të një pallati 9-katësh, në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër
Një shkëndijë elektrike u bë shkak për këtë ngjarje, e cila fatmirësisht përfundoi pa pasoja në njerëz. Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur asnjë person në banesë, por kanë qënë fqinjët ata që ka parë tymin duke dalë nga dritaret. Menjëherë këta të fundit kanë njoftuar zjarrëfikësen, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Banesa është në pronësi të shtetasit Gregor Prozhmi. Sipas familjarëve nuk ka dëme të shumta materiale, pasi është djegur vetëm lavatriçja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj.






