Një banesë njëkatëshe u përfshi nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, por fatmiresisht nuk pati persona te lenduar, pasi në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarri u konstatua nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.Te ndihmuar dhe nga qytetaret ata nderhyne menjehere, duke bere te mundur shuarjen e flakeve dhe mos perhapjen e tyre tek objektet e tjera aty prane.Nga zjarri u shkrumbua plotesisht njera nga dhomat e shtepise, ndersa sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i flakeve ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur nga familjaret.

Artikulli paraprakARREST ME BURG PËR DY TË ARRESTUARIT NË OROSH
Artikulli tjetërPERMBYTJET NË LEZHË, TË MBJELLAT 8 DITE NËN UJË