
Një ngjarje e papritur ka alarmuar mesditën e sotme qytetin e shkodrës , pasi një zjarr ka rënë në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit pranë godinës së Prefekturës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në pjesën e siperme të godinës, duke krijuar panik te qytetarët dhe kalimtarët e rastit.
Në vendngjarje kanë shkuar tre mjete zjarrfikese të cilat kanë nderhyre menjehere për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në renien e këtij zjarri. Rruga pranë Prefekturës u bllokua përkohësisht për të lehtësuar ndërhyrjen e mjetetve të emergjencës.


