
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një pallat në Tiranë tek rruga “Petro Nini Luarasi”.
Zjarri ka rënë në një apartament. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga newsbomb.al në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 4 zjarrfikëse dhe 3 makina policie.
Mësohet se në apartament kanë qenë dy persona brenda, nëna me fëmijën, të cilët janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe nëse personat që ishin brenda janë lënduar.


