Një ngjarje e frikshme u shënua pak pas orës 04:00 të mëngjesit të së premtes në qytetin e Lezhës, ku një shkëndijë elektrike solli përfshirjen nga flakët të bllokut elektrik të një pallati 10-katësh, i ndodhur përgjatë shëtitores “Gjergj Fishta”.Zjarri shpërtheu papritur në sistemin e shpërndarjes së energjisë, duke krijuar panik tek banorët e pallatit. Për shkak të tymit që depërtoi në ambientet e brendshme, një pjesë e tyre u detyruan të dalin jashtë në orët e para të mëngjesit, për të shmangur rrezikun për jetën dhe shëndetin.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse dhe policia bashkiake mbërritën në vendngjarje, duke marrë masat e nevojshme për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e daljes së banorëve nga godina. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur që zjarri të vihej nën kontroll dhe të shmangej përhapja e tij në pjesë të tjera të pallatit.
Nga zjarri fatmiresisht nuk pati persona te lenduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi blloku elektrik u dogj pothuajse i gjithi.Në vendngjarje ndërhynë gjithashtu edhe ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), të cilat nisën menjëherë punën për rikthimin e energjisë elektrike në pallat.Nderkohe Dyshohet se mbingarkesa në rrjet ka qenë shkaku kryesor i incidentit, që çoi në shpërthimin e zjarrit.

Artikulli paraprakDYSHOHET SE DHUNOI VËLLAIN, ARRESTOHET 28 VJEÇARI
Artikulli tjetërLAÇI I SHPËTON PËRMBYTJEVE