
Një apartament ne katin e 9 të një pallati në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës, u shkrumbua nga zjarri, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.
Flaket u shfaqen rreth ores 22 e 30 minuta të mbrëmjes të së enjtes, në banesen në pronesi te shtetasit P.Gj. Në momentin e ngjarjes ai ishte i vetëm në shtëpi dhe arriti të dalë pa marrë lëndime, ndërsa flaket krijuan frike dhe panik tek banoret e pallatit. Për shkak të tymit ata dolen të alarmuar nga shtëpitë, ndërsa një pjesë e tyre u evakuan nga shërbimi zjarrfikes dhe policia.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përhapjen e flakeve në pjesë të tjera të këtij pallati, ndërsa situata u normalizua pas rreth 2 oresh. Banoret u rikthyen në apartamentet e tyre, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike në dhomen e gjumit të baneses në pronësi të shtetasit P.Gj. Dëmet e shkaktuara jane të konsiderueshme, ku pritet përllogaritja e plotë e tyre me qëllim për ti ardhur në ndihmë kësaj familje.