Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një biznes rrobaqepësie në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës. Dyqani ndodhej në katin e parë të një pallati, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve tekstile dhe copave të shumta që ndodheshin në ambientet e brendshme.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat arritën të lokalizonin dhe të shuanin flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre drejt bizneseve të tjera pranë.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në biznes, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga grupi hetimor.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSOT DITA E 52-TË E TUBIMIT, PROTESTUESIT VENDOSEN PËRPARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërSHQIPËRIA “JETON PËR T’U USHQYER”, SHPENZIMET PËR USHQIME SA 20.4% E EKONOMISË, REKORD NË EUROPË