
Një zjarr ka rënë këtë të premte në masivin me pisha në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin, duke shkaktuar alarm për shkak të afërsisë me bizneset që operojnë në këtë zonë turistike.
Menjëherë pas sinjalizimit, në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbime të tjera emergjente, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Sipas informacioneve paraprake, përpjekjet janë përqendruar në mbrojtjen e sipërfaqes pyjore, por edhe të bizneseve dhe objekteve që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për neutralizimin e plotë të flakëve. Situata po monitorohet nga afër për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.


