Një zjarr i madh ka përfshirë rreth orës 15:00 një bujtinë në pronësi të dy vëllezërve në qendër të fshatit turistik Theth në Shkodër.

Zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës. Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Njëri prej pronarëve të bujtinës tha se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Ai tha se për shuarjen e flakëve kanë ndihmuar dhe banorët e zonës. Është kërkuar madje dhe ndërhyrja nga ajri, por ka qenë e pamundur. Pronari thotë se zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje 3 orë me vonesë.

Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të plagosur apo viktima, por vetëm për dëm të konsiderueshëm material dhe financiar.

Artikulli paraprakVLLAZNIA E NIS ME HUMBJE NDESHJEN E PARË TË KAMPIONATIT
Artikulli tjetërI NXEHTI EKSTREM PO THAN LUMENJTË ME RËNDËSI JETIKE NË MBARË GLOBIN