Zjarr prane magazinave te Bashkise Lezhe, tymi mbulon zonen

Një zjarr eshte shfaqur në orët e para të mëngjesit te sotem pranë nje magazine te Bashkise Lezhes, prane superstradës në afërsi të kryqëzimit të Rriles. Flaket rane në një sipërfaqe ku hidhen mbetje ndërtimi dhe inerte. Ato janë përhapur me shpejtësi, ndërsa re tymi janë ngritur mbi zonën e banuar përreth dhe aksin rrugor.

Zjarri ka mobilizuar forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet, me dyshime të forta që lidhen me zjarrvënie të qëllimshme.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë zonë, që prej kohësh është kthyer në një pikë grumbullimi mbetjesh e paautorizuar duke u bërë burim potencial për zjarre të përsëritura.

Artikulli paraprakNETANYAHU: SULMET AMERIKANE NË IRAN U KOORDINUAN PLOTËSISHT ME IZRAELIN
Artikulli tjetërSHKODËR, GJENDET PA SHENJA JETE 54 VJEÇARI NË BANESËN E TIJ