Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë aksit rrugor Lezhë-Milot, pranë të kryqëzimit të Rriles. Flaket u shfaqen në oret e para të mëngjesit të së dieles dhe përfshinë një hapësirë të gjerë me mbetje inertesh, duke shkaktuar një re të dendur tymi që u përhap në zonat e banuara dhe rrugën nacionale.

Pas sinjalizimit nga banoret në terren mbërriten forcat zjarrfikëse, të cilët punuan për disa orë për vinien nën kontroll të situatës dhe shuarjen e flakeve, që rrezikuan dhe magazinen përreth. Kjo është e disata herë që mbetjeve që hidhen në këtë landfill të administruar nga Bashkia Lezhë, ju vihet flaka duke krijuar shqetësim mjaft të madh për zonen përreth.Ndërkohë për situaten e krijuar nga reaguar përmes një statusti në rrjetin social facebook është deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni.

“Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, Lezha është mbuluar nga shtresa të dendura tymi, për shkak të djegies së mbetjeve pranë magazinave të Bashkisë, në kryqëzimin e Rrilës.Kjo nuk është hera e parë, që ndodh diçka e tillë. Zona është kthyer në një landfill të pakontrolluar, ku mbetjet grumbullohen dhe më pas digjen në mënyrë të përsëritur – një akt i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm që po helmon mjedisin, banorët dhe po largon turistët.I bëj thirrje Bashkisë Lezhë të ndalojë menjëherë këtë ndotje, të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të pastrojë territorin që ka kthyer në djerrinë mbetjesh.Lezha meriton ajër të pastër, një mjedis të shëndetshëm dhe turizëm të zhvilluar – jo pamje që e turpërojnë zonen dhe i largojnë vizitorët” shkruan Gjoni.

Artikulli paraprakSHKODËR, GJENDET PA SHENJA JETE 54 VJEÇARI NË BANESËN E TIJ
Artikulli tjetërMË SHUMË PLAZHE PUBLIKE NË LEZHË