
Situata e krijuar nga zjarret ne masivet pyjore te Ulzes, Shkopetit dhe Lurthit vijon te jete problematike. Prej dy ditesh flaket jane perhapur edhe ne territorin e Bashkise Mirdite, ndersa nderhyrja nga toka mbetet e veshtire pershkak te terrenit te thyer malor.
Nderkohe gjate se martes disa vatra u shfaqen serish ne ane te rruges nacionale Skuraj-Burrel, prane zones se Shkopetit, por fale nderhyrjes se shpejte te forcave ne terren u be i mundur izolimi i flakeve brenda nje kohe e shpejte, duke shmangur rrezikun per zonen e banuar. Sipas te dhenave zyrtare mbi 150 hektare jane pyje me pisha dhe bimesi jane shkrumbuar nga flaket e zjarrit ne Bashkite Kurbin dhe Mirdite, ndersa situata po mbahen nen monitorim te vazhdueshem dhe Mbrojtja Civile ne Prefekturen e Qarkut Lezhe, mund te kerkoje serish mderhyrje nga ajri.
Zjarri ne zonen e Shkopetit u shfaq pasditen e 19-korrikut dhe u perhap me shpejtesi ne nje siperfaqe te madhe, duke kaluar me pas dhe ne territorin e Bashkise Mirdite, ne afersi te fshatit Lurth.






