Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo tregon detaje nga takimi që ka pasur mëngjesin e sotëm në bazën ushtarake të Pashalimanit, me ministrin Niko Peleshi dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë e emergjencave civile.

Ambasadorja shkruan se mendimi i SHBA shkon për të gjithë shqiptarët që po përjetojnë këto momente të vështira, sidomos atyre që janë prekur nga shkatërrimet.

“Mendimet tona shkojnë për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë, veçanërisht me ata jetët e të cilëve janë prekur nga shkatërrimi… Unë sot jam në rajonin e Vlorës për të takuar ekipin tonë amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët erdhën në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes.

Unë jam mirënjohëse për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj thirrjes për ndihmë. Ata tashmë kanë filluar të trajtojnë sfidat, duke punuar së bashku me partnerët tanë shqiptarë”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim gjatë vizitës së saj në bazën ushtarake të Pashalimanit, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Bajram Begaj, dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako. Ambasadorja Kim u takua gjithashtu edhe me ekspertë nga Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sjellë në Shqipëri nëpërmjet USAID për të vlerësuar situatën e zjarreve dhe për të këshilluar palën shqiptare mbi përgjigjen e duhur. Për deklaratën e plotë të Ambasadores, klikoni këtu: https://bit.ly/3xyimff

Artikulli paraprakNUK KA HUMBJE JETE, MSH PËR SITUATËN E COVID-19: 220 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërTOKA PO DIGJET/ HARTA E NASA-S TREGON BOTËN TË SHKATËRRUAR NGA ZJARRET