Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për të prekurit nga zjarret e verës së kaluar në 15 bashki të vendit. Në podkastin e tij ‘Flasim’, kreu i Ekzekutivit tha se të gjitha territoret e prekura nga zjarret kanë tashmë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Sipas kryeministrit, e rëndësishme është që dëmshmërblimi të shkojë aty ku duhet dhe të gjithë të dëmtuarit nga zjarret të marrin atë që u takon.

“Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve.

Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha kryeministri Rama.

Artikulli paraprakSINANI:NË DURRËS PËR FITORE
Artikulli tjetërRAMA: BUXHETI I MBROJTJES 2026 E KA TEJKALUAR OBJEKTIVIN BAZË PREJ 2% TË VENDOSUR NGA NATO