Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 156 zjarrfikës me 18 automjete, 10 forca vullnetare, 78 forca të ushtrisë, si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën nën monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat 112, 129 dhe 128. Qarku Gjirokastër – Në fshatin Luzat, bashkia Tepelenë, u rindez përsëri vatra e zjarrit e shuar para dy ditësh. U ndërhy me forca të zjarrfikëses dhe personel të ushtrisë duke shuar plotësisht flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 0,4 ha me shkurre e ferra, kurse rreth 3 ha janë përshkuar nga zjarri.Ne Qarkun e Shkodres asnje vater zjarri aktive.

Artikulli paraprakRAMA URON DITË TË MBARË ME PAMJE NGA KALAJA E ROZAFËS
Artikulli tjetërPREMTIMI I QERSHORIT, KAOS DHE BLLOKIM NË KOPLIK