Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në Shqipwri, teksa bën të ditur se kanë mbërritur ekspertë amerikanë të luftës kundër zjarreve për të mbështetur Forcat e Armatosura shqiptare. Kim shkruan se Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Pajisjet e dhuruara nga SHBA-të ndërkohë janë kovat për helikopterët, kostume zjarrfikëse dhe pajisje të tjera për mbrojtjen e jetës dhe shtëpive nga zjarret.

“Ashtu si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është trishtuar  nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihmë nga Pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Së bashku më të fortë. Krah për krah”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Artikulli paraprakSITUATA E ZJARREVE, MINISTRIA E MBROJTJES: AKTIVE VATRA NË DUKAT TË RI, FORCAT E PERQENDRUARA NË LLOGARANË E RREZIKUAR. SI PARAQITET GJENDJA NË LEZHË E KUKËS
Artikulli tjetërEKSODI NË 1991, META: SHPOPULLIMI DRAMA MË E MADHE