Kryeministri grek kërkoi falje për dështimin në menaxhimin e zjarreve në të gjithë vendin.

Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët që detyruan mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë ndërsa u janë shkatërruar pasuritë.

“Ne bëmë sa mundëm por në shumë raste nuk ishte shumë” tha Kyriakos Mitsotakis

Tymi i dendur ende ka mbuluar ishullin e Evias në veri lindje të Athinës e cila prej një jave vazhdon të digjet.

Dhjetëra shtëpi dhe hektarë pyje janë djegur tashmë në Evia, në periferi të kryeqytetit dhe në pjesë të tjera të Greqisë.

Qindra banorë janë urdhëruar të largohen nga ishulli megjithëse disa nuk pranuan për të mbrojtur pasuritë e tyre.

E mirëkuptoj tërësisht dhimbjen e qytetarëve tanë të cilët panë si u digjet shtëpia dhe pasuria e tyre” tha kryeministri Mitsotakis në një fjalim televiziv.

Vendi “po përballet me një fatkeqësi natyrore të përmasave të pashembullt” tha ai.

Zemërimi i qytetarëve është rritur për shkak të përgjigjes së vonuar të qeverisë, përfshirë dhe mungesën e avionëve ujëhedhës.

Mitsotakis tha: Çdo dështim do të identifikohet” ndërsa insistoi se “zjarrfikësit po luftojnë me një fuqi të mbinatyrëshme që ishte përtej fuqive të tyre”

Ai bëri me faj krizën klimatike që shkaktoi zjarret që po zgjasin me javë.

Mbi 580 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë Greqinë, situate më e rëndë është në ishullin Evia ku prej fundit të korrikut, janë angazhuar mbi 650 ushatarakë për të luftuar flakët.

“Zjarri ishte fati ynë, askush nuk mund ta shuante”, tha për BBC Vangelis Katsaros, i cili humbi të gjithë fermën e tij nga flakët.

Artikulli paraprakVAKSINIM I DETYRUESHËM? TRITAN SHEHU: NUK MUND TË JETË MASË ARBITRARE, SË PARI QEVERIA TË HEQË NGA PËRDORIMI VAKSINAT E PASIGURTA
Artikulli tjetërSI TË JETONI MË GJATË, SEKRETET NGA TRE PREJ VENDEVE MË TË SHËNDETSHME NË BOTË