
Në kuadër të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit të verës, në Lezhë është mbledhur Komisioni i Mbrojtjes Civile në rang qarku. Duke ju referuar zjarrit të veres së kaluar në malin e Shëngjinit, prefekti Taulant Malshi tha se qarku i Lezhës mbetet i rriskuar përballë rreziqeve natyrore, duke kërkuar bashkëveprim të institucioneve përgjegjëse për t’ju bërë ballë situatave të tilla.
Zv Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës Taulant Gjoka ngriti shqetësimin se kapacitetet njerëzore dhe logjistike nuk janë në nivelin e duhur për të patur një reagim efikas, përfshire dhe identifikimim dhe kapjen e autoreve.
Gjatë këtij takimi të Komisionit të Mbrojtjes Civile në rang qarku, u kërkua angazhim maksimal i të gjithë strukturave, për reagimin në kohe në raste emergjencash që mund të krijohen nga zjarret gjatë sezonit të verës.