Në territorin e Qarkut Shkodër vijojnë aktive disa vatra zjarri, kryesisht në sipërfaqe pyjore dhe terrene të vështira malore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat në asnjë prej zonave të prekura. Ne terren operacionet vijojne pa nderprerje te koordinuara me Strukturat e Mbrojtjes Civile, Forcat operacionale vendore, Forcat e Armatosura dhe mjete zjarrfikese te bashkive dhe Forcave te Armatosura.

Bashkia Shkodër – Zjarri i nisur në Bardhaj është përhapur drejt Rragamit, Njësia Administrative Gur i Zi, në një vijë në sipërfaqe me pisha dhe bimësi të ulët. Vatra vijon aktive, por me intensitet të ulët.

Bashkia Vau i Dejës – Në Mnelë të Madhe zjarri vijon aktiv me intensitet me të ulët në sipërfaqe pyjore.

Bashkia Pukë – Zjarri në pyjet e Tërbunit mbetet aktiv me intensitet të ulët. Ndërhyrja vijon nga dy drejtime, Livadh Kabash dhe Pezhvë, me angazhimin e Forcave të Armatosura, MZSH-së, Shërbimit Pyjor dhe strukturave bashkiake.

Bashkia Fushë-Arrëz – Vatra në Porav vijon aktive me shtrirje të konsiderueshme në terren të vështirë malor.

Operacionet dhe monitorimi vijojnë, me prioritet izolimin e plotë të vatrave, kufizimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e jetës dhe banesave te qytetareve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTENSIONET TE PROTESTA TE KUVENDI, RAMA: DEPUTETËT U PËRBALLËN ME VEZË E GURË TË HEDHUR DREJT TYRE! SJELLJE E NEVERITSHME
Artikulli tjetërÇEZMA E BARDHAJVE SHPËTIM PËR BANORËT