Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Shkoder ishin se bashku ne kete nisem per Pyllezimin e Taraboshit , por duket se kjo vlen vetem kur behet fjale per nisma pasi sa i takon pergjegjesive ato ia pasojne njeri tjetrit. I pyetur per mbrojtjen e Malit te Taraboshit nga zjarret te cilat e kane demtuar rende ai tha se pyjet jane kompetence e bashkise Shkoder.

Nga ana tjeter kryetarja e Bashkise Voltana Ademi tha se kjo zone eshte nenadministrim te zonave te mbrojtura dhe kerkon vemendje konstante dhe jo aksione nje ditore dhe show. Ademi kerkoi qe ministria te tregohet e qarte per fondet qe ka ne dispozicion per mbrojtjen e mjedisit. E ndersa aksioni ne tarabosh u mbyll  pasi u mbjellen disa fidane, u shkrepen disa fotografi dhe u dhane disa deklarata, e ndersa per vazhdimsine dhe strategjine per mbrojtjen e malit te traboshit kurora e te cilit njihet si mushkeria e qytetit askush nuk foli.

E aq me teper kur paralelisht me kete aktivitet dedikuar mjedisit pak kilometra me tej digjeshin mbeturina e per kete problematike askush nuk reagon dhe ngre zerin.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI NË STUDIO E HAPUR
Artikulli tjetër1 JAVË NGA SHPËRTHIMI QË TRONDITI SHKODRËN